Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Kupa e Shqipërisë për vajza/ 22 gola në 4 ndeshje, çerekfinalet e raundit të parë dhurojnë spektakël

Shkruar nga NEWSPORT
Kupa e Shqipërisë për vajza/ 22 gola në 4 ndeshje,
Partizani - Teuta

Ndeshjet e raundit të parë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë për vajza u zhvilluan këtë fundjavë, duke dhuruar emocione dhe rivalitet në të katërta përballjet.

Në takimet e luajtura të shtunën, Vllaznia konfirmoi forcën e saj duke triumfuar me shifrat e thella 9–0 ndaj Atletik Klub, në një paraqitje dominuese nga minuta e parë deri në fund.

Ndërkohë, sfida mes Partizanit dhe Teutës ishte mjaft e luftuar dhe e hapur deri në vërshëllimën përfundimtare, me durrsaket që dolën fituese me rezultatin 0–2.

Ndeshjet e zhvilluara sot vijuan në të njëjtin ritëm emocionues. Apolonia mposhti Kinostudion me rezultatin 7–0, duke hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinales.

Në takimin e fundit të këtij raundi, përballja mes Egnatias dhe Gramshit ishte më e luftuara dhe më e balancuara, duke prodhuar lojë të bukur dhe tension sportiv deri në fund. Sfida u mbyll me fitoren 1-3 të Gramshit.

Ndeshjet e kthimit do të luhen javën e ardhshme.

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e raundit të parë të fazës çerekfinale:

Atletik Klub 0-9 Vllaznia

Partizani 0-2 Teuta

Kinostudio 0-7 Apolonia

Egnatia 1-3 Gramshi

Poll

Lexo gjithashtu