 
Vllaznia
Është luajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit” finalja e madhe për titullin kampion 2023/2024 në Kampionatin e vajzave U-17, Tirana – Vllaznia.
Vajzat kuqeblu triumfuan nga penalltitë me rezultatin 6-5, duke u shpallur kampione të këtij edicioni.
Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Fillimisht Tirana gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 34-të të pjesës së parë.
Kur gjithçka po shkonte drejt fundit Vllaznia barazoi rezultatin në të 87-ën. Më pas të dyja ekipet ju drejtuan penalltive, aty ku vajzat kuqeblu u treguan më të sakta dhe fituan 6-5.
Në fund u organizua edhe ceremonia e titullit kampion. Trajneri i Kombëtares A, Armir Grima, i dorëzoi titullin ekipit të Vllaznisë.
 
 
              	  		Galeria fotografike ()
              	  	
				    Poll
 
                                 
 
 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       