Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Kampionati i vajzave/ Apolonia nuk ia del, triumfojnë Vllaznia, Gramshi, Egnatia dhe 2 ekipet e kryeqytetit

Shkruar nga NEWSPORT
Kampionati i vajzave/ Apolonia nuk ia del, triumfojnë Vllaznia, Gramshi,
Kampionati i vajzave / Partizani - Tirana

Java e 17-të e kampionatit të vajzave u mbyll mbrëmjen e së hënës me ndeshjen mes Tiranës dhe Teutës, që përfundoi me fitoren minimale 1-0 për skuadrën kryeqytetase.

Në takimet e tjera të javës, Vllaznia triumfoi ndaj Apolonisë me rezultatin 3-1 në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa Egnatia fitoi në transfertë ndaj Lushnjes me shifrat 0-3.

Fitore bindëse regjistruan edhe Partizani dhe Gramshi. Vajzat e kuqe mposhtën Laçin me rezultatin 6-0, ndërsa Gramshi dominoi Kinostudion me shifrat 5-0.

Këtë fundjavë do të luhet java e 18-të dhe e fundit e kampionatit, ku do të përcaktohen katër skuadrat që do të kalojnë në fazën “Final 4”, si edhe ekipi që do të renditet i pari në klasifikim pas përfundimit të sezonit të rregullt.

Kampionati i vajzave/ Apolonia nuk ia del, triumfojnë Vllaznia, Gramshi,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga