Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

34 gola në 4 ndeshje! Apolonia shënon 15 herë në portën e kundërshtarit, Vllaznia e Partizani japin leksione

Shkruar nga NEWSPORT
34 gola në 4 ndeshje! Apolonia shënon 15 herë në portën
Partizani - Atletik Klub

Ka përfunduar java e 9-të e kampionatit të vajzave. Një javë mjaft interesante, teksa u shënua edhe një total prej 34 golash.

Vllaznia mposhti Gramshin me rezultatin 5-1, në takimin e luajtur në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa Partizani triumfoi 5-0 ndaj Atletik Klub.

Në ndeshjet e tjera të javës, Apolonia regjistroi një fitore të thellë 15-0 ndaj Lushnjës në shtëpi, ndërsa Teuta fitoi bindshëm 8-0 kundër Kinostudios.

Kështu, vajzat shkodrane mbeten në vendin e parë me 24 pikë, 5 më shumë se Apolonia ndjeksë. Ndërkohë që renditja  mbyllet me Lushnjën, me vetëm 1 pikë të grumbulluar.

Poll

Lexo gjithashtu