Java e 9-të e kampionatit të vajzave do të zhvillohet e gjitha në fundjavë.
Apolonia do të përballet me Lushnjen të shtunën në ora 11:00. Në po të njëjtën ditë, Teuta do të presë Kinostudion në shtëpi, me sfidën që është programuar të nisë në ora 12:30.
Sakaq, të dielën do të luhen dy përballjet e tjera të kësaj jave. Gramshi – Vllaznia pritet të jetë kryesfida e kësaj jave që do të luhet në ora 13:30 në ambientet e ”Shtëpisë së Futbollit”.
Në takimin përmbyllës të javës së 9-të, Atletik Klub do të luajë kundër Partizanit në ora 14:00.
Java 9
Apolonia – Lushnja, 13 dhjetor, ora 11:00
Teuta – Kinostudio, 13 dhjetor, ora 12:30
Gramshi – Vllaznia, 14 dhjetor, ora 13:30
Atletik Klub – Partizani, 14 dhjetor, ora 14:00
