
Në ndeshjen e zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Loro Boriçi” skuadra e Vllaznisë për femra ka pësuar tjetër humbje të rëndë përballë Interit, pas asaj në Milano me shifrat 7-0. Dje, vajzat shkodrane janë mposhtur 0-5.
Vajzat “kuqeblu” ishin të pafuqishme ndaj italianeve të cilat shënuan që në minutën e 8-të të takimit me autoren e golit Haley Bugeja. Edhe pse pati disa raste për të barazuar skuadra vendase nuk ia doli dot dhe e mbylli në disavantazh pjesën e parë.
Por “shuplaka” e vërtetë do të vinte në pjesën e dytë ku skuadra e Interit do të shënonte edhe 4 herë të tjera me autore Polli, Glionna, Tomaselli dhe Detruter.
Megjithatë, duke ditur forcën dhe kualitetin e Interit, Vllaznia nuk ishte favorite as në letër. Megjithatë, në ndeshjet paraardhëse, vajzat shkodrane zhvilluan paraqitje mjaft të mira.