
Futbolli i vajzave pritet të jetë një ndër pesë sportet kryesore në botë brenda vitit 2030, sipas një raporti të Nielsen Sport, në bashkëpunim me PepsiCo, me një projeksion të rritjes së fansave me 38% duke arritur shifra të paarritshme më parë me 800 milionë njerëz që dëshirojnë ta ndjekin, raporton Reuters.
Gati 60% e fansave mendohet të jenë gra, sipas raportit që doli në dritë të martën, duke qenë një nga sportet që do të ndiqet më shumë nga gratë sesa nga burrat.
Audienca globale televizive pritet të rritet me 30% në kompeticionet që do të zhvillohen në 2030. Ndërkohë që sponsorizimet për Kupën e Botës së vajzave 2023 u trefishuan ndryshe nga 2019, sipas studimit.
“Ne duhet të besojmë tek potenciali i futbollit të vajzave dhe sot, jo vetëm kemi arritur progres por jemi dëshmitarë të kësaj situate” tha Samantha Lamberti, drejtore menaxhimi për Nielsen Sport International.
“Nga të drejtat e medias, tek sponsorizimet dhe angazhimi i fansave kjo nuk është një cështje për të ardhmen por një vlerë e tanishme”.
Futbolli i vajzave aktualisht është një ndër 10 sportet më të ndjekura në botë, një moment që vazhdon të ndërtohet. Edhe në SHBA pati një rritje të ndjekjes së këtij sporti me 18%.
Disney+ anoncoi muajin e kaluar një marrëveshje për të transmetuar Ëomen’s Champions League në Europë, ndërkohë që Alexis Ohanian, bashkëthemeluesi i Reddit dhe bashkëshorti i tenistet Serena Ëilliams u përshi në marrjen e disa aksioneve në ekipin e futbollit të vajzave të Celsit, në të njëjtin muaj.
Deloitte raportoi se të ardhurat e ËSL u rritën me 34% në sezonin 2023-24 dhe pritet që të ardhurat e klubeve do të arrijnë në një rekord 100 milionë paund në sezonin 2025-2026.
Futbolli i vajzave ka njohur rritje prej 60% të fansave në pesë vitet e fundit sipas Nielsen, me një moment të fortë në kinë me 186 milionë fansa të rinj në këtë periudhë, Brazil dhe Indi.
Pati rritje edhe në Europë me 150%’ Spanjë 95%; Hollandë 25% dhe Britani 24% më shumë sesa në 2019.