Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

FSHF organizon turneun “UEFA Development” U-16 për vajza, njihuni me kalendarin e ndeshjeve

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF organizon turneun “UEFA Development” U-16 për vajza,
“UEFA Development” U-16 për vajza

Federata e Futbollit do të organizojë turneun zhvillimor “UEFA Development” U-16 për vajza, në datat 13 – 18 prill, në “Shtëpinë e Futbollit”. Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Gjeorgjia janë ekipet që do të marrin pjesë në këtë turne të rëndësishëm.

Ekipet do të grumbullohen më herët në Tiranë, ndërsa ndeshjet e para do të luhen më 13 prill. Shqipëria e vajzave do ta nisë këtë rrugëtim përballë Gjeorgjisë, në orën 15:00. Ndërkohë, ndeshja tjetër e grupit, Bullgari – Maqedoni e Veriut, do të zhvillohet në të njëjtën ditë, në orën 11:30.

Takimet e dyta janë programuar më 15 prill. Maqedoni e Veriut – Gjeorgji do të luhet në orën 11:30, ndërsa Shqipëri – Bullgari në orën 15:00.

Ndeshjet e treta dhe të fundit do të zhvillohen më 18 prill. Gjeorgjia do të përballet me Bullgarinë në orën 11:30, ndërsa Shqipëria me Maqedoninë e Veriut në orën 15:00. Të gjitha sfidat do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga