Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Foto Strakosha i sinqertë: Lojtarët aktual të Kombëtares janë shumë herë më të mirë se sa ne; Xhesika Ndoj flet si “Talenti i Vitit”: Ia dedikoi familjes dhe ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
Foto Strakosha i sinqertë: Lojtarët aktual të Kombëtares
Foto Strakosha dhe Xhesika Ndoj

“Çdo gjë që them e besojë. Unë dhe Thomas jemi në vitete të ndryshme. Edhe ne arritëm disa suksese. Por atë që ka arritur Kombëtarja vitet e fundit, na ka bërë krenar të gjithëve.

Futbolli është kolektivë, asgjë nuk arrihet vetëm. Lojtarët aktualë janë shumë herë më të mirë se sa neve”, fjalët e Foto Strakoshës, i cili zbuloi  fituesin e “Talenti Vitit”, kategorina e vajzave.

Xhesika Ndoj është shpallur për të dytin vit radhazi fituese e çmimit “Talenti i Vitit” në kategorinë e vajzave, gjatë mbrëmjes gala “Topi i Artë 2025”. Futbollistja e re u vlerësua për paraqitjet e qëndrueshme, progresin e vazhdueshëm dhe potencialin e saj gjatë gjithë sezonit.

Ky çmim vlerëson pasionin, përkushtimin dhe vendosmërinë e vajzave që sfidojnë paragjykimet dhe ndjekin ëndrrën e tyre për t’u afirmuar në futboll. Në garë për këtë trofe ishin të nominuara edhe Albana Malaj, Ambra Reshiti dhe Klesta Ago.

Trofeu iu dorëzua Xhesika Ndojt nga ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Foto Strakosha, i cili e përgëzoi për këtë arritje të rëndësishme.

“Personit që ia dedikojë këtë trofe është famlijes dhe ekipit që më ka dhënë mundësin të tregojë se kush jam në të vertëtë. Falenderues për gjithë stafin teknik te ekipi i Gramishit e te ai i Fierit”.  

Poll

Lexo gjithashtu