Gjithmonë të paragjykuara për profesionin e tyre si gazetare sportive, por sot në vendin tonë u zhvillua një event special falë organizimit të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Në kuadër të luftës kundër të kancerit të gjirit, u organizua një mini turne me te gjitha vajza dhe gra gazetare.
"Tetori Rozë" është muaji i sensibilizimit dhe thirrjeve për kontrolle të vazhdueshme.
E ndaj sot, FSHF-ja kishte ftuar të gjitha gazetaret të cilat nuk ngurruan të tregojnë se: Po, dijnë dhe ata ta shkelmojnë sferën. E për të lënë pas paragjykimet që futbolli nuk është më vetëm një lojë burrash, zbritën në fushën e blertë, ashtu me elegancën e tyre duke synuar gjithmonë zonën kundërshtare.
Në fund të gjitha dolën të fituara dhe mbi të gjitha vlerë kishte kauza për të cilën u bë ky organizim. Me siguri spektatorët e vajzave dhe grave kanë qenë kolegët e tyre gazetarë, sigurisht këtë radhë duke e lënë syrin kritik mënjanë për të shijuar shkelmimin e sferës nga ato.