Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Fitore me përmbysje në “frymën e fundit” përballë Vllaznisë kampione, Gramshi dhuron "show" në “Loro Boriçi” dhe merr kreun e kampionatit

Shkruar nga NEWSPORT
Fitore me përmbysje në “frymën e fundit”
Gramshi

Ditën e sotme ëhstë zhvilluar ndeshja mes Vllaznisë dhe Gramshit në kampionatin e vajzave. Sfida e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me fitoren 1-2 të vajzave gramshiote.

Në fakt të parat që kaluan në avantazh ishin shkodranet me atë të Esmeralda Franjës. Kjo e fundit gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 44-të dhe Vllaznia mbylli fraksionin e parë të sfidës në avantazh.

Ndërkohë që përmbysja nga Gramshi erdhi në minutat e fundit të ndeshjes. Kur u mendua se gjithçka do të mbyllej 1-0 në “Loro Boriçi”, Begallo dhe Kioko ishin autoret e përmbysjes së madhe.

Me këtë fitore përballë kampioneve në fuqi, Gramshi shkon në vendin e parë me 31 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, me 1 pikë më pak se vajzat gramshiote, shkodranet mbajnë vendin e dytë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KFF GRAMSH (@kf.gramsh.women)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga