
Përfaqësuesja e Anglisë për vajzat është shpallur kampion e “EURO 2025”, duke mposhtur në finale spanjollet. Takimi u mbajt në Bazel, aty ku të dyja tifozeritë e kishin mbushur plotë këtë impiant (34,203 spektatorë). Mariona Caldentey hapi llogaritë e duelit për Spanjën në pjesë e parë.
Kaq mjaftoi në 45’ minutata e para. Në fraksionin e mbetur të lojës u pa në fushë një Angli më kërkuese, e ku u shpërblyen me gol në minutën e 57’ (Alessia Russo). Ky finalizim i shtoi “zjarrin” anglezeve, të cilët kërkuan edhe fitoren në kohën e rregullt, por iberikasit gjetën balancat dhe e shtynë takimin për 30 minuta të tjera.
As ky segment kohoro nuk dhuroi fitues, ndërsa përballja kaloi te “ruleta ruse”. Nga penalltitë, “Luaneshat” u treguan me të sakta, 3-1. Kështu Angli mbron titullin e fituar në vitin 2022, njëkohësisht demostron qartë dominimin e viteve të fundit në futbollin e vajzave.