Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Nuk ka fitues në gjysmëfinalen e dytë të Final 4, Tirana dhe Apolonia bëjnë 'paqe'

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ka fitues në gjysmëfinalen e dytë të Final 4, Tirana dhe
Tirana - Apolonia

Pasi Partizani u mposht me rezultatin 0-3 përballë Vllaznisë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Final 4, në fushë për të luajtur gjysmëfinalen tjetër zbritën Tirana dhe Apolonia, sfidë e cila përfundoi 1-1

Vajzat bardheblu e mbyllën pjesën e parë në avantazhin minimal, me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të fraksionit të parë e shënoi Fleta Musaj. Lojtarja me origjinë nga Kosova gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 12’ të sfidës.

Pjesa e dytë nisi me fieraket më kërkuese, të cilat gjetën golin që në minutën e 48'. Ishte 21-vjeçarja, Valentina Troka që shënoi golin, duke vulosur rezultatin përfundimtar.

Ky rezultat, mban të hapur gjithçka për finalen e madhe të Superiores për vajza, duke pritur ndeshjen e kthimit për të vendosur finalistet.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga