
Departamenti i Garave në FSHF ka vendosur që finalja e kampionatit shqiptar të futbollit për vajza, mes Vllaznisë dhe Partizanit, të zhvillohet të dielën, në orën 19:30, në stadiumin “Arena e Demave”.
Vllaznia siguroi vendin në finale pasi mposhti Apoloninë me rezultatin 3-2 në gjysmëfinalen e dytë të fazës Final 4. Ndërkohë, Partizani kaloi në finale pasi fitoi 0-1 ndaj Gramshit edhe në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales.
Skuadra kampione e kësaj kategorie do të luajë në fazën para-eliminatore të UEFA-s. Ndërsa për herë të parë, ekipi i renditur në vendin e dytë do të marrë pjesë në raundin para-eliminator të UEFA Women’s Europa Cup.
Sakaq, finalja e vogël për vendin e tretë dhe të katërt mes Apolonisë dhe Gramshit do të luhet të dielën në ora 11:00 në QKS Kamëz.