Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Final 4 për vajza/ Fitore minimale të Vllaznisë dhe Partizanit, përcaktohet finalja e madhe e titullit

Shkruar nga NEWSPORT
Final 4 për vajza/ Fitore minimale të Vllaznisë dhe Partizanit,
Partizani - Gramshi

Vllaznia – Partizani është ndeshja finale për titullin kampion të edicionit 2024/2025 në kampionatin e futbollit të vajzave.

Të mërkurën u zhvilluan ndeshjet e dyta gjysmëfinale të kësaj faze në kategorinë e vajzave.

Vllaznia mposhti Apoloninë me rezultatin e ngushtë 3-2 në “Loro Boriçi” dhe siguroi finalen e madhe.

Në përballjen tjetër gjysmëfinale, Partizani triumfoi sërish ndaj Gramshit, duke e mundur 1-0 në stadiumin e Vorës dhe duke merituar një vend në finalen për titull.

Ndeshja finale do të luhet më 18 maj, teksa Departamenti i Garave në FSHF do të bëjë me dije së shpejti stadiumin se do të luhet ky takim.

Ekipi kampion i Kategorisë Superiore për vajza do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator të UEFA Champions League, ndërsa skuadra e renditur në vendin e dytë do të marrë pjesë në raundin para-eliminator të UEFA Women’s Europa Cup.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga