
Kombëtarja shqiptare e vajzave U-17 luajti sot ndeshjen e tretë dhe të fundit të raundit të dytë të Kampionatit Europian ndaj Bjellorusisë.
Takimi që u zhvillua në Andorra, në “Centre d’Entrenament”, u fitua nga Bjellorusia me rezultatin 0-8.
Trajnerja Cyme Lulaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Ambra Reshiti (GK), Kristel Tuku, Marina Rushaj, Sara Mustafa (C), Erina Bajramaj, Albana Malaj, Heidi Bekteshi, Imelda Ara, Refjona Luari, Andrea Klleci, Isabella Kuci.
Skuadra e Bjellorusisë dominoi ndeshjen dhe në pjesën e parë shënoi katër gola me Yurchuk, Butovich (x2) dhe Katsynel.
Në fraksionin e dytë, Bjellorusia shënoi edhe katër gola të tjerë me Karsynel, Kupriyanchik, Marchuk dhe Guzovskaya.
Në fund ndeshja u mbyll me fitoren e Bjellorusisë 0-8.