
Partizani i vajzave luajti dje ndeshjen e parë në UEFA Ëomen’s Europa Cup ndaj Spartak Subotica. Në stadiumin “Niko Dovana”, ekipi serb fitoi me rezultatin 0-5.
Një skandal ka ndodhur pas përfundimit të takimit nga vajzat e ekipit serb. Lojtaret e skuadrës Spartak Subotica bënë gjestet serbe me tre gishtat me kuptime anti-shqiptare pasi mposhtën Partizanin.
Spartak Subotica zhbllokoi rezultatin që në minutën e parë me golin e Smith. Smith shënoi golin e dytë në minutën e 28-të, ndërsa Vranic realizoi golin e tretë në minutën e 36-të.
Në pjesën e dytë, Smith dhe Kim shënuan dy gola të tjerë, dhe sfida u mbyll me rezultatin 0-5 për Spartak Subotica.Ndeshja e kthimit, Spartak Subotica – Partizani, do të luhet më 17 shtator, në orën 18:00.