Java e dytë e kampionatit të futbollit të vajzave do të luhet e ndarë në dy ditë. Tre prej ndeshjeve do të luhen të dielën e 6 tetorit, ndërsa dy sfidat e tjera do të zhvillohen të hënën.
Laçi – Egnatia dhe Apolonia – Teuta do të luhen pasditen e të dielës, në ora 15:00. Po të dielën do të luhet edhe sfida Vllaznia – Kinostudio, në ora 15:30. Shkodranet vijnë pas fitores së thellë në Rrogozhinë javën e kaluar dhe do të kërkojnë të vijojnë me ecurinë pozitive.
Sakaq, të hënën do të luhen dy ndeshjet e tjera të javës së dytë. Partizani do të presë Lushnjen në “Arenën e Demave”’, me sfidën që është programuar të luhet në ora 14:00.
Ndeshja e fundit e javës është ajo mes Tiranës dhe Gramshit. Këto të fundit e nisën sezonin me një fitore të thellë ndaj Lushnjes 11-0.
Java e dytë e kampionatit të futbollit të vajzave:
Apolonia – Teuta, e diel, ora 15:00
Laçi – Egnatia, e diel, ora 15:00
Vllaznia – Kinostudio, e diel, ora 15:30
Partizani – Lushnja, e hënë, ora 14:00
Tirana – Gramshi, e hënë, ora 15:00