Futbolli shqiptar është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare ish-futbollisti i Partizanit. Bëhet fjalë për Hajro Leskaj, i cili në ka qenë edhe gjyqtar i FIFA-s.
Lajmin për ndërjen nga jeta të tij e ka bërë të ditur gazetari i njohur sportiv, Defrim Methasani. Ky i fundit i shpeh ngushëllime familjes së Leskajt për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
“Humbëm dhe një tjetër vlerë dhe ikonë të futbollit, Hajro Leskaj. Në moshën 78 vjeçare, shuhet ish futbollisti i Partizanit dhe gjyqtari i FIFA-s, njeriu që pasionin e kishte aleat për aq sa jetoi dhe punoi. Kontributi i tij i çmuar si ish futbollist i shpejtë dhe i përgatitur fizikisht në klubin Partizani pas viteve 70-të, por veçmas roli që luajti me stemën e gjyqtarit të kategorisë së parë dhe kategorisë ndërkombëtare pas viteve 82 dhe 92, la pas një emër të respektuar që do të kujtohet ndër breza, si një shembull frymëzimi kur kujtojmë faktin që gjykoi edhe në moshën 50 vjeç.
U prehsh në paqe mjeshtër!”, shkruhet në postimin e Defrim Methasanit.