Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Apolonia “mposht” DISIPLINËN dhe i rikthehet trajneri me 3 pikët, por APELI s’pranon akuzat për presidentin e Laçit dhe falsifikimet e delegatit të FSHF

Shkruar nga NEWSPORT
Apolonia “mposht” DISIPLINËN dhe i rikthehet trajneri me 3
Komisioni i Apelit

Ditën e sotme Komisioni i Apelt pranë FSHF ka marrë vendimin përfundimtar përsa i përket ankimin e klubit të Apolonisë. Apeli ka hedhur poshtë Disiplinën, duke shfuqizuar vendimet e marra nga kjo e fundit. Kështu, është shfuqizuar vendimi për pezullimin e trajnerit Sadat Pajaziti.

Por APELI nuk ka pranuar ankimet e tjera nga Apolonia, si prezenca e presidentit të Laçit, Pashk Laska dhe pretendimeve të klubit fierak për falsifikim nga ana e delegatit të FSHF, Skënder Abdyli.

APELI:  

Vendimi nr. 3 i Komisionit të Apelit në FSHF, datë 14.02.2025

Komisioni i Apelit pasi mori në shqyrtim ankimin e Futboll Klub Apolonia sh.a,

Vëren se:

Me vendimin nr.25, pika 26 dhe 27 datë 06.02.2025 Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur të marrë kundrejt FK Apolonia, masat disiplinore si më poshtë vijon:

FK Apolonia U-19, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore U-19 kundër KF Laçi U-19, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

Zyrtari i FK Apolonia U-19, Sedat Pajaziti, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Më datë 12.02.2025 FK Apolonia, ka paraqitur ankim me objekt:

Pranimin e ankimit.
Shfuqizimin e vendimit nr. 25, pika 26 dhe pika 27 datë 06.02.2025
Akordimin e 3 (tre) pikëve në favor të ekipit FK Apolonia U-19.
Shfuqizimin e vendimit Nr.27 për dënimin me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti të trajnerit z. Sadat Pajaziti.
Ndëshkimin e Presidentit të KF Laçi z. Pashk Laska, për shkeljen e rregullores në fuqi, duke marrë pjesë në një ndeshje, kur ndaj tij qëndronte një masë ndëshkimore në fuqi.
Ndëshkimin e delegatit të ndeshjes z. Skënder Abdyli, duke falsifikuar dhe fshehur provat.
Ndëshkimin e gjyqtarit kryesor të ndeshjes, për shkeljen e rregullores në fuqi.
Detyrimin e KF Laçit të shlyejë të gjitha shpenzimet arbitrare.
 Komisioni i Apelit të Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, dëgjoi përfaqësuesit e Futboll Klub Apolonia, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjen në tërësi si dhe duke u bazuar në nenet 65 e vijues të Kodit të Disiplinës dhe Etikës,

VENDOSI:

Pranimin e ankimit.
Shfuqizimin e pikave 26 dhe pika 27 të vendimit nr 25, datë 06.02.2025
Akordimin e 3 (tre) pikëve në favor të ekipit FK Apolonia U-19.
Shfuqizimin e dënimit me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti të trajnerit z. Sadat Pajaziti.
Mospranimin e kërkimeve të tjera të ankuesit.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga