Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Vllazninë, nesër në orën 18:00 në Loro Boriçi. Tekniku i rrogozhinasve në fjalën e tij përpara medieve të pranishme, u shpreh kështu:
Gjendja e skuadrës?
Janë 3 ndeshje brenda javës dhe lodhja fillon e prek lojtarët dhe dëmtimet janë të pranishme. Na duhet menaxhim shumë i mirë i lojës. Atmosfera në skuadër është pozitive pas fitores kundër Laçit. Kërë javë janë bashkuar me grupin edhe Ahmetaj dhe Musta që kishin ditë larg për arsye dëmtimi.
Presioni i vendit të parë?
Nuk them që ka presion. E kam cituar dhe në intervistat më përpara se vendi i parë nuk shërben për asgjë, mjafton në fund të jemi në Final Four.
Objektivi ndaj Vllaznisë?
Vllaznia bën futboll të bukur dhe ofensiv, çka të detyron të marrësh doza përqëndrimi mbi normalen. Nuk ka stepje por thjesht na duhet të jemi të peëqëndruar.
Rëndësia e Dwamenas?
Dwamena po shënon rregullisht dhe kjo na gëzon shumë të gjithëve. Është një lojtar me zemër shumë të madhe në grup si në fushe ashtu dhe jashtë saj.