Ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e javës së 17 të Kategorisë së Parë. Një prej tyre ishte ajo mes Korabit dhe Dinamos, e përfunduar me rezultatin 1-0 për vendasit me golin e shënuar me penallti në minutën e 48.
Pas kësaj sfide, 18 herë kampionët e vendit me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook" shkruajnë se në javën e ardhshme do të luhet një tjetër ndeshje në shtëpi me Burrelin në Pezë, teksa matematikisht kanë siguruar vendin e 5 në kampionat.
"Mbyllet ndeshja në Peshkopi.
Dinamo mundet minimalisht me golin e pësuar në min 48', me 11-metërshin e
shkaktuar nga Sefa.
Javën tjetër mbyllet edhe faza e dytë me ndeshjen ndaj Burrelit në Pezë teksa
matematikisht kemi siguruar "Top5" për fazën e mbetur të kampionatit".
Në fakt duhet theksuar se Dinamo është një klub që e ka fituar 18 herë Kategorinë Superiore dhe është skuadra e dytë pas Tiranës me 24 tituj, që e ka bërë diçka të tillë.
Në këto kushte, kur shohim një skuadër që gjendet në këto pozita në ditët e sotme, është për të ardhur keq, pai ky emër padyshim që i mungon shumë elitës së futbollit shqiptar.
