
Mbrojtësi i Interit, Ashley Young, foli për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd, nga një oficer policie. Futbollisti postoi në rrjetin e tij instagram një imazh mbi të cilin shkroi 16 herë "Jeta e Zezë ka rëndësi".
46-vjeçari Floyd u arrestua nga policia e Minneapolis në 25 maj, kur një nëpunës dyqani dyshonte se ai po paguante me një faturë të rreme prej 20 dollarësh. Oficeri i policisë Derek Chauvin hodhi Floyd në tokë duke i mbajtur gjurin mbi qafë. Oficeri e mbajti Xhorxhin në këtë pozicion për më shumë se shtatë minuta. Pas kësaj Floyd ndërroi jetë në spital. Video e tij u përhap menjëherë në media dhe është duke bërë xhiro nëpër botë. Katër oficerët e policisë të përfshirë në ngjarje u pushuan menjëherë nga puna, ndërkohë oficeri i policisë Derek Chauvin akuzohet për vrasje.
Pas kësaj ngjarje në Minneapolis dhe në të gjithë vendin, filluan protestat, të cilat sollën përleshje të ashpra me policinë.
Ndërkohë, FIFA ka sinjalizuar mbështetjen, duke u kërkuar organizatorëve të mos i ndërshkojnë lojtarët për mesazhet apo gjestet që ato mund të bëjnë gjatë ndeshjes, në kujtim të vdekjes së George Floyd.
Shumë futbollistë e sportistë të tjerë si Jadon Sancho, Marcus Thuram, Giorgio Chiellini, LeBron James dhe shumë futbollistë të tjerë të Liverpool dhe atletë të ndryshëm kanë shprehur indinjatën për vrasjen e Floyd.