
Mehdi Taremi është një nga objektivët kryesorë të Interit në këtë merkato të janarit. Sulmuesi iranian ishte dëshirë dhe e Milanit në verën e shkuar, por me ndërhyrjen e zikaltërve, lojtari ndryshoi mendje.
Sulmuesi i Portos ka oferta joshëse dhe marramendëse përsa i përket pagës nga Arabia Saudite. Por ai i ka refuzuar duke pritur që Interi t’i japë një zgjedhje kësaj situate, me klubin nga Milano që është një dëshirë e madhe e Taremit.
Këtë sezon, Taremi ka luajtur 24 ndeshje, duke gjetur rrugën e rrjetës në 6 raste, teksa ka asistuar edhe 3 herë. Ndërsa në Transfermarkt, kartoni i 31-vjeçarit, vlerëoshet 12 milionë euro.
Poll