
Holanda gjen përballë Argjentinën në çerekfinalen e Kupës së Botës, takim që do të luhet me 9 dhjetor duke nisur që nga ora 20:00. Një sfidë mjaft interesante pritet të jetë mes dy skuadarve, ku “tulipanët” kërkojnë të bëjnë surprizën, ndërsa nga ana tjetër “Albiçelestët” duan t’i shkojnë deir në fund këtij turneu.
Tekniku i holandezve, Van Gaal ka folur për përballjen me Argjentinën, ku ka theksuar se skuadra e tij mund të fitojë këtë kampionat, pasi forca e të tijve është grupi, ndërsa disa skuadra të tjera mbështen te individi. Ndër të tjera timonieri i “tulipanëve” e di taktikën si të “bllokojë” Lionel Messin, ku sipas tij në Botërorin e 2014, argjentinasi nuk e preku topin në sfidën mes tyre.
“Thashë se mund të bëhemi kampionë bote me këtë kombëtare. Nuk thashë se do të, por që mundemi. Dhe nësë në fund nuk fitojmë, kjo ndodh sepse fiton vetëm, një ekip dhe nuk mendoj se mund të flasim për dështim. Kam dëgjuar që shumë skuadra kanë individualitete të ndryshme. Ne nuk kemi, por thjesht e shpjegova se mund të fitojmë, sepse vlera është te skuadra dhe shpirti i saj. Atmosfera është gjithmonë fantastike. Besoj te skuadra, jo tek individët. Shpresoj që ata do të mund ta demonstrojnë këtë.
Natyrisht, Messi është lojtari më i rëndësishëm për Argjentinën, më kreativi. Tetë vjet më parë në përplasjen tonë të fundit ai nuk e preku topin, por në fund humbëm me penallti”, përfundoi tekniku 71-vjeçar.