
Juventus luan sot me Lazion për javën e 37 në Serie A. Në 20:45, bardhezinjtë do i japin lamtumirën Dybala dhe Chiellini që luajnë ndeshjen e fundit përpara tifozëve.
Kapiteni ka vendosur të largohet në moshën 37 vjeçare nga nivelet e larta dhe me gjasë do kalojë në MLS amerikane, ndërsa argjentinasi pas tetë vitesh do largohet nga Zonja duke mos rinovuar.
Dy javë nga fundi i Serie A dhe me ndeshjen e fundit në shtëpi, Dybala dhe Chiellini kanë sot vallëzimin e fundit përpara tifozëve të tyre. Kujtojmë se Chiellini u afrua te Juve në 2005.
Poll