Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

7 gola në Kategorinë e 3-të, Valbona siguron zyrtarisht ngjitjen në Kategorinë e Dytë

Shkruar nga NEWSPORT
7 gola në Kategorinë e 3-të, Valbona siguron zyrtarisht ngjitjen

Është luajtur ditën e sotme sfida e javës së fundit të Kategorisë së 3-të, Valbona-Osumi. Ndeshja e luajtur në Tropojë është mbyllur me rezultatin 6-1 për vendasit që me këtë fitore kanë siguruar ngjitjen në Kategorinë e Dytë.

Valbona mbylli llogaritë që në pjesën e parë duke shënuar 4 gola, dopieta e Balliu, Hajdari dhe Seci vulosën 45 minutat e para, ndërsa për Osumin shënoi Gucaj.

Vendasit nuk u mjaftuan me kaq pasi shënuan edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë. Kalu dhe Mecuku tundën rrjetën duke vulosur ndeshjen me rezultatin 6-1. Me këtë fitore, Valbona e mbyll Kategorinë e 3-të në vendin e 2 me 34 pikë dhe siguron ngjitjen në Kategorinë e Dytë së bashku me AF Elbasanin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga