
Është mbyllur ditën e sotme java e gjashtë e kampionatit të femrave. Në orën 11:00, Kinostudio mposhti me rezultatin tenistik 1-6 Skënderbeun në transfertë ndërsa në ndeshjen e orës 13:00, vajzat e Apolonisë nuk patën mëshirë aspak për lushnjaret teksa i mposhtën me rezultatin e thellë 14-0 në “Roza Haxhiu”.
Spektakël edhe te ndeshjet e Superiores U-19 për meshkuj teksa vëmendja kryesore ishte në duelin direkt për kreun mes Vllaznisë dhe Teutës. Shkodranët e vegjël fituan bindshëm 4-0 duke marrë kryesimin me pikë të barabarta me durrsakët.
Apolonia fitoi 3-1 ndaj Akademisë së Futbollit dhe i bashkohet në kuotën e 7 pikëve këtyre të fundit por fierakët kanë një ndeshje më pak. Ndeshja e fundit, ajo mes Partizanit dhe Skënderbeut në Kompleksin Partizani ndau në barazim 1-1 dy ekipet dhe të kuqtë mbesin në vendin e parafundit në tabelë.
Kampionati femrave:
Skënderbeu 1-6 Kinostudio
Lushnja 0-14 Apolonia
Superiore U-19 meshkuj:
Vllaznia 4-0 Teuta
Apolonia 3-1 Akademia e Futbollit
Partizani 1-1 Skënderbeu