
Vajzat e ekipit të Flamurtarit kanë sfiduar vajzat e ekipit të Tiranës në basketboll për femra në fushën e tyre në Tiranë, dhe vetëm për një pikë.
Në pallatin e sportit në Tiranë “Asllan Rusi” vajzat vlonjate kanë shpërthyer në brohorima pasi kanë marrë një fitore me shumë vlerë, kur rezultati i përgjithshëm i ndeshjes përfundoi 65 me 64 në favor të Flamurtarit.
Vajzat e Vlorës të drejtuara me mjeshtëri nga trajneri Viron Tose duket se e kanë pasur të vështirë, por më në fund kanë arritur të mposhtin tiranaset e drejtuara nga Roland Avrami.
Kjo ishte finalja e parë e Play Off-it për titullin kampion. Të enjten, dy ekipet do të ndeshen në qytetin e Vlorës. Dhe kush nga dy ekipet fiton tre ndeshje në pesë do të shpallet kampion në basketboll për femra. /NEWSPORT.AL/