
Atleti Usain Bolt duket se shumë shpejt do të bëjë realitet ëndrrën e tij për tu bërë pjesë e një tjetër sporti, këtë herë futbollit. Prej kohësh xhamajkani ka shprehur dëshirën për të zbritur në fushën e blertë dhe shumë shpejt ai do të zhvillojë provën e parë te Borusia Dortmund.
Edhe pse atleti ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e skuadrës së Manchester Unitedit, fillimisht ai do t'iu bashkohet gjermanëve. Gëzimin për këtë eksperiencë të re ai nuk e ka fshehur, pasi ka folur i emocionuar në një deklaratë të bërë së fundmi.
"Të enjten do të filloj provën me Borusian. Më pëlqen shumë të luaj si anësor i majtë dhe jam shumë i emocionuar. Shpresoj t'ia dal me sukses", është shprehur Bolt për mediat vendase.