Manchester United po kalon një moment të vështirë kohët e fundit dhe problemi kyç i ekipit anglez mesa duket është mbrojtja. “Djajtë e Kuq” nuk janë të kënaqur me performancat e Varane, Lindelof, Evans dhe Maguire dhe po mendojnë të afrojnë një tjetër mbrojtës në verë.
Klubi anglez mesa duket ka “piketuar” objektivin, një lojtar që pëlqehet edhe nga trajneri Erik ten Hag. Bëhet fjalë për Bremer, qendërmbrojtësin brazilian që momentalisht aktivizohet në Itali me ekipin e Juventusit.
26-vjeçari është një nga lojtarët më të mirë të “Zonjës së Vjetër” në këtë sezon dhe shihet nga United si përforcimi ideal dhe lojtari që i mungon repartit të mbrojtjes. Por për të arritur te ai nuk do të jetë aspak e lehtë.
Juventusi shpenzoi plot 44 milionë euro për ta blerë nga Torino në verën e vitit 2022. Ndërsa në mërkaton e ardhshme verore, “Zonja” do ta lërë të lirë brazilianin vetëm për një ofertë që varion nga 70-80 milionë euro. Pritet të shihet nëse interesi i Manchester United është aq serioz sa për të shpenzuar një shumë të tillë.
[caption id="attachment_726986" align="alignnone" width="654"] Bremer - Juventus[/caption]