Trajneri i njohur, Dorjan Bubeqi vetëm pak ditë më parë ka humbur bashkëshorten e tij në moshë shumë të re, ndërsa dhimbja për të është shumë e madhe.
44-vjeçari ditën e sotme ka bërë një postim në rrjetet sociale ku i ka kushtuar disa rreshta tashmë gruas së tij të ndjerë.
“Mi preve krahet o jeta ime. Ma coptove zemren o bota ime, lotet nuk po me shterojne o drita e syve te mi . Kur shikoje xhenetin ne internet me thoje shiko sa i bukur qe eshte inshaAllah shkoj atje. Allahu te paska dashur me shume se mua qe te mori dhe InshaAllah te ploteson deshiren qe ti kishe. Un do rrij sa te rregulloj femijet dhe InshaAllah takohemi ne xhenet bashke se ne nuk rrijm dot pa njeri tjetrin”, ka qenë postimi i ish-trajneri të Korabit.
[caption id="attachment_676446" align="alignnone" width="159"] Postimi i Dorjan Bubeqit per bashkeshorten[/caption]