
Disa javë më parë, komentatori i njohur sportiv Andin Lokaj hapi një sërë polemikash pas deklaratës së tij të bujshme në një televizion kosovar teksa deklaroi se nuk e donte Shqipërinë. Kosova ishte shteti i tij ka kombëtaren e vet dhe flamurin e vet. Për çudi këto deklarata të cilësuar të rënda nga shumë persona në drejtim të Shqipërisë, komentatori Lokaj i bëri në gjuhën shqipe.
Megjithatë sëfundmi mësohet se drejtuesit e Federatës së Kosovës kanë vendosur që Lokaj të jetë zëri kryesor për të folur në mikrofon në stadiumin "Fadil Vokrri" për ndeshjet e kombëtares.
Sfida e parë për të do të jetë që në ndeshjen miqësore të dardanëve ndaj Gjibraltarit.
Poll