Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Unë garantoj ekulibër në fushë, jam i stërvitur mirë”, Ylber Ramadani: Leccen e zgjodha prej seriozitetit, Verona më tha të prisja

Shkruar nga NEWSPORT
“Unë garantoj ekulibër në fushë, jam i stërvitur

Mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe Lecces në Serie A, foli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes që ekipi i tij do të zhvillojë kundër Sassuolos, me të cilët luan Nedim Bajrami. Në fjalën e ti para gazetarëve italian, Ramadani u shpreh kështu:

“Ndaj Napolit humbëm, edhe pse në fushë u futëm për një rezultat pozitiv. Në fillim gara ishte e ekuilibruar dhe patëm dy mundësi të mira, nëse do të kalonim në avantazh atëherë ndeshja do të kishte marrë një tjetër rrjedhë. Por, në fund rezultati ishte i drejtë dhe duhet të punojmë më shumë për t’u rikthyer te rezultati pozitiv ndaj Sassuolos.

Ata janë një skuadër e fortë dhe që ka fituar me Juventusin e Interin, por ne do të mundohemi të marrim maksimumin. Luajmë në shtëpi para tifozëve tanë dhe kjo na motivon më tepër. Jam stërvitur mirë, detyra ime është të garantoj ekulibër në fushë.

A jam i lodhur pas ndeshjeve me Napolin dhe Juven? Jemi profesionistë dhe duhet të rikuperohemi shpejt, kalendari ka 38 ndeshje. këtu në Itali futbolli është më fizik se në Skoci, atje sulmohej më shumë, por për mua nuk ka problem pasi jam stërvitur me trajnerë italian.

Lojtari që më ka impresionuar më shumë është Anguissa dhe Osimhen të Napolit.

E vërteta e ofertës nga Verona? Verona më kërkoi ta prisja dhe unë zgjodha Leccen prej seriozitetit që tregoi”, – tha Ramadani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga