
Kategoria e Parë bëhet gati për superduelin Elbasani – Bylis, të enjten në orën 17:00 në “Elbasan Arena”. Një ndeshje e prapambetur e javës së 11-të, por kaq e shumëpritur që vë përballë dy skuadrat që kryesojnë renditjen e kampionatit, ballshiotët të parët me 38 pikë, ndërsa verdheblutë 3 më pak.
Në tribunë pritet një numër i madh tifozësh vendas, ndërsa pritet gjithashtu një numër i konsiderueshëm tifozësh miq. Tifogrupi i Bylisit, ‘Ultras Bylinët’ kanë bërë thirrje përpara duelit direkt dhe po organizohen për një transfertë të madhe drejt Elbasanit.
“Të Enjten rruget te cojn ne Elbasan Arena aty ku luan skuadra jon e zemres BYLIS. Te Enjten per t shijuar nje tjeter fitore sepae luan BYLIS. Arsye per mungesa nuk ka shkojme bash per te mbeshtetur cunat e per te marr 3 piket. Skuadra ka nevoj per ne. Mblidhemi sebashku ne qender te qyteti ora 1:30,nisja ora 2:00 (e Enjte 21/12/23). Rruga, Bileta ja te mundesuar nga Presidenca”, shkruan tifogrupi.