Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Konte ultimatum Çelsit: Dua mbrojtësin e Juventusit!

Shkruar nga NEWSPORT
Konte ultimatum Çelsit: Dua mbrojtësin e Juventusit!

Antonio Konte është i vendosur për të transferuar Xhorxho Kelinin në Londër. Trajneri i Çelsit, sipas medieve angleze iu ka dhënë ultimatum drejtuesve të klubit londinez për të blerë nga Juventusi mbrojtësin e qendrës. Oferta që pritet t'i dërgohet ekipit italian është rreth 30 milionë euro.

Një shifër e majme për një lojtar 32 vjeç si Kelini, por që për Konten nuk ka rëndësi një gjë e tillë. Ai e njeh mjaft mirë qendërmbrojtësin italian dhe kërkon ta ketë në ekip për sezonin e ardhshëm.

Kelini ka kontratë deri në 2018-ën me Juventusin, ndërsa "The Sun" raporton se Çelsi është gati të bëjë një "çmenduri" në këtë merkato për t'i plotësuar dëshirën trajnerit italian.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga