Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Pogradeci  bëhet gati për duelin me Burrelin, klubi paralajmëron tifozët për një surprizë

Shkruar nga NEWSPORT
Pogradeci  bëhet gati për duelin me Burrelin, klubi
Pogradeci

Pogradeci ka nisur punën prej ditësh për duelin me Burrelin. Takim që do të luhet ditën e dielë në orën 13:30 dhe që është i vlefshëm për javën e 22-të të Kategorisë së Parë.

Emiliano Çela ka zbritur ekipin në fushë dhe po zhvillojnë stërvitje intensive në mënyrë që skuadra të jetë sa më gati. Në një postim në rrjetet sociale, klubi ka zbuluar disa momente nga seancat stërvitore.

Por jo vetëm kaq, pasi kanë paralajmëruar se më 15 shkurt do të ketë edhe një surprizë për tifozët liqenorë. Se për çfarë bëhet fjalë saktësisht ende nuk e kanë zbuluar dhe mbetet të shihet në ditët në vazhdim se çfarë do të ndodhë.

“Takimi i rradhës është më 15 Shkurt‼ Një surprizë e vogël për tifozët liqenorë këtë të diel”, ka shkruar klubi liqenor.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Pogradeci Faqja Zyrtare (@kfpogradecii)

Poll

Lexo gjithashtu