Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoenes ka folur së fundmi për talentin e Bayern Munich, Lennart Karl. 17-vjeçari po zhvillon një super sezon me bavarezët, por kreu i klubit gjerman e ka “ulur me këmbë në tokë” futbollistin, duke theksuar se krahasimi me Leo Messin është i ekzagjeruar.
“Kur Lennart ka luajtur, ka luajtur në mënyrë sensacionale. Askush nuk do të ngadalësojë lojtarët e rinj. Ata duhet të shënojnë sa më shumë gola që të jetë e mundur. Nuk duhet të harrojmë që ai ka luajtur vetëm tre apo katër ndeshje në Bundesligë. Tani, ai luan tre ndeshje në Bundesligë, dhe po krahasohet me Messin. Kjo është e ekzagjeruar”, ka thënë Uli Hoenes.
Kujtojmë se gjermani po bën mjaft mirë këtë sezon. Në 15 ndeshje që ka marrë pjesë, ai ia ka dalë që të shënojë 2 gola dhe të asistojë në 1 tjetër. Ai shquhet për teknikën e tij, driblimet dhe goditjen me të majtën “alla-Robben”.
