Karim Adeyemi
Karim Adeyemi prej javësh tashmë ka përfunduar në qendër të vëmendjes, teksa për të ka disa interesime. Sulmuesi i Borussia Dortmund siç dihet ka vendosur të mos rinovojë kontratën me gjermanët, teksa hy kështu në vitin e fundit të tij me verdhezinjtë.
Në këto kushte Dortmund do të ndjehet i detyruar të shesë në merkaton e verës futbollistin për të përfituar nga shitja e tij, pasi në të kundërt do të rezikojnë ta humbasë falas në fund të sezonit të ardhshëm.
Interesimet sa vijnë e shtohen për të, teksa në Premier League do të jetë një garë e fortë. Manchester United dhe Chelsea do të jetë 2 nga ekipet që do të luftojnë “dhëmbë për dhëmbë” për shërbimet e tij.
Poll
