Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Harry Kane “kërcënon” rekordin e Lewandowskit në Bundesligë, REAGON sulmuesi polak

Shkruar nga NEWSPORT
Harry Kane “kërcënon” rekordin e Lewandowskit në
Harry Kane dhe Robert Lewandowski

Në sezonin 2020-2021, sulmuesi Robert Lewandowski “tronditi” Bundesligën gjermane me Bayern Munich. Bomberi polak në edicionin e mësipërm shënoi 41 gola vetëm në kampionat, rekord historik.

Edhe pse ka ndryshuar ekip e ligë, Lewa flet me nostalgji për atë arritje, ndërsa sulmuesi aktual i Bayernit, Harry Kane ka shansin ta thyej si rekord.

“Harry gjithmonë shënon shumë. Po luan shumë mirë dhe po bën një punë të shkëlqyer. Por, mos harroni se unë e bëra këtë në 29 ndeshje. Nëse do të kisha luajtur 34 ndeshje, mund të shënoja edhe më shumë! Falë tij, tani mund të jem më krenar për rekordin tim”, u shpreh Robert Lewandowski.

Goleadori Kane po përjeton sezonin më të mirë në karrierë, ndërsa në 24 javë të zhvilluara në Bundesligë, anglezi ka 30 gola, teksa në dispozicion mbeten edhe 9 ndeshje të tjera (sonte do të mungojë karshi Monchengladbach, shkak problemi fizik në pulpë).

Poll

Lexo gjithashtu