UEFA ka vendosur tashmë edhe datat, oraret dhe stadiumin ku do të luhen ndeshjet e grupit 7 të raundit të parë të Women’s Champions Legaue, që do të luhen në Shqipëri dhe ku merr pjesë edhe Vllaznia.
Sfida e parë mes Valur (Islandë) dhe Fomget Gençlik (Turqi) do të zhillohet më 6 shtator në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës duke nisur nga ora 10:00.
Ndërkaq, po më 6 shtator do të zhvillohet po në stadiumin “Loro Boriçi” edhe sfida tjetër mes Vllaznisë dhe Hajvalisë (Kosovë).
Dy fitueset e dala nga këto dy ndeshje do të luajnë një finale me njëra-tjetrën dhe vetëm një prej tyre do të avancojë për në raundin e dytë, ndërkohë që edhe dy skuadrat humbëse do të përballen në një sfidë të fundit për të kompletuar renditjen e grupit.
Më konkretisht, ndeshja mes ekipeve fituese të dy çifteve do të luhet më 9 shtator në Shkodër, duke filluar nga ora 18:00, kurse përballja mes dy ekipeve humbëse do të luhet në të njëjtën datë dhe starton në orën 10:00
Zhvillimi i ndeshjeve në Shqipëri është një avantazh për Vllazninë që synon sërish të përsërisë suksesin dhe të kualifikohet në fazën e grupeve të UEFA Women’s Champions League edhe këtë edicion.
Në raundin e parë të këtij kompeticioni marrin pjesë 41 skuadra, të ndara në 11 grupe, ku 8 prej tyre janë me nga katër skuadra ndërsa 3 prej tyre me tre ekipe.
UEFA Women’s Champions League
Kalendari i ndeshjeve të Grupit 7
6 shtator 2023
1. Valur (ISL) – Fomget Gençlik (TUR)
Ora 10:00, stadiumi “Loro Boriçi”
2. Vllaznia (ALB) – Hajvalia (KOS)
Ora 18:00, stadiumi “Loro Boriçi”
9 shtator 2023
Humbësja e çiftit 1 – Humbësja e çiftit 2
Ora 10:00, stadiumi “Loro Boriçi”
Fituesja e çiftit 1 – Fituesja e çiftit 2
Ora 18:00, stadiumi “Loro Boriçi”