
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka përcaktuar vendet pritëse të finaleve të garave për klube në katër vitet e ardhshme.
Stambolli, i cili është përgatitur për të pritur finalen e UEFA Champions League të sezonit 2020-2021 do e pres raundin final të turneut më të rëndësishëm pas 2 vitesh.
Stadiumi "Olimpik Ataturk" do mirëpres dy skuadrat finaliste të sezonit 2022-2023. Ndërkaq, në Stamboll do të hidhet edhe shorti i dy sezoneve të ardhshme të Champions League.
Si pasojë, finalja e Ligës së Kampionëve 2023, që ishte parashikuar fillimisht të zhvillohej në Mynih do zhvendoset për në vitin 2025. Stadiumi "Ëembley" ka ruajtur të drejtat për të organizuar finalen e Champions League në vitin 2024. Ndërkohë, UEFA ka shpërblyer dy qytetet pritëse të Euro 2020, por si pasojë e Covid-19 nuk mirëpritën turneun Europian, Dublinin dhe Bilbaon.
Dublini do të presë finalen e UEFA Europa League në vitin 2024, ndërsa Bilbao do të presë finalen e UEFA Champions League për femra në po këtë vit, dhe finalen e UEFA Europa League në vitin 2025. Kujtojmë që finalja e këtij sezoni do zhvillohet në stadiumin e Shën Petersburg në Rusi.