
Ka mbërritur vendimi i UEFA-s për Juventusin. Tani është e sigurt, bardhezinjtë janë përjashtuar nga Conference League për sezonin e ri dhe janë sanksionuar me një gjobë prej 20 milionë eurosh. ‘Zonja’ rrezikon edhe vitet pasuese teksa janë subjekt i një dështimi hipotetik për të respektuar rregullat në buxhetet për 2023, 2024 dhe 2025.
UEFA kishte hapur një hetim që në nëntor të vitit 2022 duke shqyrtuar me detaje dokumentacionin e Juventusit që po gjykohej në atë periudhë edhe në Itali për shkeljet e bilanceve financiare, plusvalencat në merkato dhe mos-deklarimi i pagave në të zezë.
Duket si dënim, por për Juventusin është diçka që është kërkuar vetë pasi në këtë mënyrë, Conference League bëhet ‘kurban’ për të pastruar llogaritë me UEFA-n duke i hapur rrugën pjeëmarrjes në Champions në sezonet pasardhëse.