Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

UEFA Development U-16/ Shqipëria e vajzave mbyll turneun me fitoren kundër Andorrës

Shkruar nga NEWSPORT

Kombëtarja shqiptare për vajza U-16 triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Andorrës në sfidën e tretë dhe të fundit, e vlefshme për turneun europian ‘UEFA Development‘ për këtë grupmoshë që u zhvillua në Shqipëri në datat 7-9 dhe 12 mars. Vajzat kuqezi të drejtuara nga trajneri Agustin Kola bënë një paraqitje dinjitoze në këtë takim të tretë, duke mposhtur Andorrën me shifrat 2-1.

Në ndryshim nga dy sfidat e para, trajneri Kola bëri disa ndryshime dhe hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Amelia Mone, Imelda Ara, Klevisa Ndoci, Leoselda Stalaj, Angela Nika, Klea Allushi, Bora Bushati, Tiana Gjonaj, Klesta Ago (c), Xhesika Ndoji, Gelda Kadiolli.

Vajzat kuqezi e nisin shumë mirë takimin. Rasti i parë vjen shumë shpejt, që në minutën e dytë, me Tiana Gjonaj, e cila ekzekuton një goditje dënimi, por që bllokohet nga portierja kundërshtare që grushton topin, teksa aty gjendet edhe Gelda Kadiolli, e cila gjuan fort, por topi përfundon mbi traversë. Pak minuta më pas, Kadiolli ka një tjetër rast të mirë, por nuk ia del të finalizojë.

Goli i avantazhit vjen në minutën e 18-të të takimit. Dhe është pikërisht kapitenia Klesta Ago ajo përfiton nga rrëmuja në zonën kundërshtare dhe shtyn topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë ekipit kuqezi. 1-0 për Shqipërinë, por duket se vajzat e drejtuara nga trajneri Agustin Kola nuk kënaqen me kaq. Raste të tjera të njëpasnjëshme vijnë në minutat më vonë, teksa goli i dytë vjen pikërisht në minutën e 38-të. Një gol për kornizë i realizuar nga Gelda Kadiolli, e cila ekzekuton në mënyrë shumë të saktë saktë një goditje dënimi nga jashtë zone, duke dyfishuar kësisoj shifrat për Shqipërinë. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e Shqipërisë 2-0.

Në fraksionin e dytë të takimit, trajneri Kola bën zëvendësimet e para, duke rifreskuar ekipin me dy emra: Erika Nushin dhe Herta Hasën në vend të Imelda Arës dhe Klea Allushit. Edhe në këtë pjesë të dytë, vajzat kuqezi tentojnë disa herë portën e Andorrës, me Ndojin, Nushin e Agon, por nuk gjejnë rrjetën kundërshtare. Pak minuta para fundit të takimit, Andorra gjen rrugën e rrjetës dhe ngushton rezultatin në 2-1, që është edhe rezultati final i takimit. Një fitore mëse e merituar për ekipin kuqezi, që zhvilluan një ndeshje shumë të mirë.

Kjo ishte ndeshja e tretë e turneut “UEFA Development U-16” për vajza, që u zhvillua në vendin tonë nga data 7 mars deri më 12 mars. Përveç Shqipërisë U-16 në këtë turne morën pjesë edhe përfaqësueset e Kosovës, Moldavisë e Andorrës. Të gjitha ndeshjet u zhvilluan në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, nën organizimin dhe mbikëqyrjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, që tregoi edhe njëherë seriozitetin dhe përkushtimin për të pritur turne të tillë zhvillimorë për futbollistët e të gjithë grupmoshave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga