
Ballkani luan nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshjen e parë të vlefshme për Champions League. Kampionët e Kosovës do kenë përballë Zalgiris, në takimin që fillon prej orës 20:00.
Në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes ka folur trajneri Ilir Daja, që udhëhoqi Ballkani drejt titullit kampion. Daja tha se do përdorë skemë të re, ndërsa nuk la pa prekur dhe merkaton e “portokallinjve” deri më tani.
“Nuk mund të jap detaje për shkak të kundërshtarit, por mund të them që do të luajmë me skemë të re. Në fakt, ne kemi praktikuar dy skema dhe nesër do të vendosim se me cilën do të zbresim në fushë. Kemi skuadrën e kompletuar dhe jemi gati për të dhënë maksimumin
Hapi i parë i merkatos ka qenë që lojtarët që fituan titullin të rinovonin kontratën. Kemi lojtarë me cilësi të mirë. Asnjëherë trajneri nuk është i kënaqur me merkaton. Do hapim rrugën disa lojtarëve të rinj. Ballkani do të mendojë për vitet e ardhshme. Kemi nevojë për merkato”, u shpreh ndër të tjera Ilir Daja.