Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

U17/Tirana humb në derbi, Vllaznia barazim me aromë titulli (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
U17/Tirana humb në derbi, Vllaznia barazim me aromë titulli

Janë luajtur sot 3 ndeshjet e para të javës së 24-të në kampionatin e moshave. Vllaznia kryesuese ndalet nga Partizani por Teuta i bën dhuratën për titullin. Djemtë e Detit që janë dhe ndjeksi më i afërt i shkondranëve, janë mposhtur nga Skënderbeu me rezultatin 2-1. Tashmë ata e shikojnë vetën në -5 pikë kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi i kampionatit.

Korçarët pas fitores në Durrës i largohen përkohësisht zonës së ftohtë. Nw derbin e kryeqyteti, Dinamo mposht Tiranën. Djemtë e nëndetëses arritën të fitonin me rezultatin minimal 1-0, goli i shënuar në pjesën e parë vulos gjithë takimin.

Rezultatet e plota:

KF Vllaznia 1-1 KF Partizani

Shënuesit: (Kubazi 59’) – (Gjeta 53’)

KF Teuta 1-2 KF Skënderbeu

Shënuesit: (Arifi 90’) – (Laze 14’ Memo 80’)

KF Tirana 0-1 FC Dinamo

Shënuesit: (Duro 29’)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga