Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

U vendos të luhej pa tifozë, Maqedonia e Veriut kërkon shtyrjen e ndeshjes me Kosovën

Shkruar nga NEWSPORT
U vendos të luhej pa tifozë, Maqedonia e Veriut kërkon shtyrjen e

Maqedonia e Veriut është vend i prekur nga virusi COVID-19 dhe për këtë arsye ditën e sotme qeveria maqedonase vendosi që sfida mes tyre dhe Kosovës e vlefshme për kualifikimet e Nation League të luhej pa tifozë.

Tashmë duket se Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut dëshiron që ndeshja me Kosovën të shtyhet për një datë tjetër. Sipas raportimeve të fundit zërat nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut bëjnë me dije se do të kërkojnë nga UEFA shtyrjen e ndeshjes , kjo për shkak se ekipi i tyre ka disa lojtarë në Itali dhe për shkak të izolimit të vendit nuk mund të udhëtojnë.

Në këtë mënyrë futbollistët e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Itali nuk do të arrinin dot as stërvitje e as ndeshjen. Kërkesa zyrtare në UEFA nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut pritet që të bëhet nesër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga