Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

U ul në stol në vend të Maganit, Përparim DAIU i “shkel syrin” presidentit: Vij nga bota e sportit, emrat e lakuar s’janë kontaktuar

Shkruar nga NEWSPORT
U ul në stol në vend të Maganit, Përparim DAIU i

Egnatia ka humbur 0-2 me Tiranën për javën e 11 të Superligës. Sfida e zhvilluar në Rrogozhinë është vendosur nga Ismajlgeci dhe Ngoo. Në postin e trajnerit sot te vendasit ishte Përparim Daiu, që është vendosur provizorisht pas largimit të Maganit. Kavajasi la të kuptohej në intervistë se nuk do t’i thoshte jo një vendimi për trajner të përhershëm te Egnatia.

Përparim Daiu, trajneri që ishte sot në stolin e Egnatias foli në Gol pas Goli:

“Emocione? Jemi stazhionuar me vitet që kemi kaluar në futboll, isha i qetë por më mungon fusha e sportit. Ndryshe në tribunë, ndryshe sot. Sot nuk shkoi entuziasmi deri në fund sepse humbëm.

Cilësitë që ka Tirana dihen, ne kishim disa mungesa por edhe sulmuesi kryesor. Tirana të dominon me lojë, të vjen keq që në golat kishim mundësi të bënim diçka për t’i shmangur. Zgjedhjet i kisha të limituara, kur gabon me Tiranën ndëshkohesh sepse cilësitë dihen.

Largimi i Maganit? Presidenti i di më mirë, ka pasur mungesë rezultataesh. Kjo është puna e trajnerit, vijmë nga bota e sportit dhe këtë largim ta marrim sportivisht. Të gjithë emrat që kanë dalë në media nuk janë kontaktuar. Presidenti ka idetë e veta ndaj është edhe kjo kohë për të reflektuar.

Opsion për ta marrë ju? Nuk kam ardhur si trajner. Afrimi këtu nuk ka qenë që të bëja trajnerin, por them drejtpërdrejt që Gashi është miku im dhe si këshilltar i presidentit i them mos nxitohet. I di presidenca më mirë, ka bërë atë zgjedhje. Kampionati është i gjatë, ka investuar dhe e di çbën. Shanset vetes sime nuk ia jap unë, e di presidenti.

Episodet na ndëshkuan sot, normalisht që një kundërshtar i fortë do cilësi për t’u përballuar. Mungesat ndikuan, që nga porta në sulm. Boshti që kishim jashtë sot të jep siguri”, tha Daiu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga