Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

U transferua në Superligën e Kosovës, fjalë emocionuese nga Yll Hoxha

Shkruar nga NEWSPORT

Yll Hoxha ka qenë pa diskutim një nga lojtarët më të spikatur në kampionatin shqiptar në 5 vitet e fundit. Aktivizimi i tij me Kukësin, Flamurtarin dhe Vllazninë e shndërruan mesfushorin 27-vjeçar në futbollist të rëndësishëm në Superiore.

Nga sot, ai do të jetë pjesë e Ferronikelit, kampioni i Kosovës, me të cilin ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Yll Hoxha ka falënderuar drejtuesit e klubit kosovar, tifozët e Ferronikelit dhe ka premtuar se do të japë maksimumin që skuadra e tij e re të arrijë objektivat sezonalë.

Nga sot jam një futbollist i Ferronikelit, duke arritur një marrëveshje 1-vjeçare. Jam shumë i lumtur për rikthimin tim në Superligën e Kosovës pas 5 viteve, pas një eksperience shumë të vyer me klube elitare të Shqipërisë.

Mezi pres të jap maksimumin tim në fushë dhe të ndihmoj klubin për të arritur objektivat sezonalë. Falënderoj drejtuesit dhe tifozët për vlerësimin ndaj meje dhe i premtoj se do t’ua shpërblej në fushë, duke arritur suksese së bashku.

Është kënaqesi e madhe për mua, që rikthehem në Kosovë pas disa vitesh dhe gjej një kampionat shumë herë më të fortë dhe që do përfaqësohet krenarisht në kompeticionet e UEFA-s. Së bashku do t’ia dalim!”,shkruante Yll Hoxha në profilin e tij në Facebook.

 

[caption id="attachment_67713" align="alignnone" width="532"]ylli Postimi i Yll Hoxhes ne Facebook[/caption]

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga