Vangjel Zguro i dha fund aventurës së tij me Bylisin duke dalë kështu si një lojtarë i lirë në treg. Interesimi për futbollistin ka qenë i lartë, aq dhe vet Zguro bëri të ditur se shum shpejt do të nënshkruante me një ekip kampion.
Por në fund ishte vet futbollisti që konfirmoi se kjo marrë veshje nuk ishte arritur. Nuk kaloi shumë kohë dhe mbrojtësi u transferua në Maqedoninë e Veriut. Ishte pikërisht skuadra që u shpall kampion këtë vit Strgua.
Pas transferimit të tij tek Struga, 30-vjeçari ka folur për herë të parë si futbollist i kësajskuadre. Ka qenë vetë klubi nga Maqedonia që ka publikuar fjalët e mbrojtësit të krahut të majtë nëpërrmjet një postimi në kanalin e tyre zyrtar.
“Ky transferim erdhi me dëshirën e të dyja palëve dhe jam shumë i kënaqur për këtë trasnferim timin, pasi Struga Trim Lum momentalisht është ekipi më i mirë në Maqedoni. Tifozëve strugan mund të ju premtoj që do jap maksimumin tim në çdo ndeshje dhe shpresoj të ecim sa më lartë në ndeshjet europiane, por gjithashtu sezonin e ri të luftojmë për të mbrojtur titullin kampion pasi kemi një grup lojtarësh perfekt”, ka thën Vangjel Zguro.